Deputeti i PD Klevis Balliu, në një lidhje me Skype në emisionin Prime News24 tha se të gjithë deputetët socialistë do vijnë si çeço dhe do japin votën pro reformës territoriale.

Sipas Balliut, dhe ata deputetë kritikë në PS po japin votën pro reformës. Ai thekson se është qesharake, që këta deputetë më herët kanë thënë se nuk do e votojnë reformën, e tani votojnë “pro” Territoriales.

Balliu shprehet se kjo ndodh, sepse deputetët janë me dosje vjedhjeje e kontrollohen nga Rama. Deputeti demokrat ngre dhe shqetësimin se kjo reformë, nëse kalon, do e shpopullojë krejtësisht vendin.

Klevis Balliu: Kam qenë i bindur se deputetët e PS do votonin për Territorialen, sepse janë të gjithë të kapur në afera të ndryshme. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, që Këshillat Bashkiakë, qytetarët e vet ju thonë mos e votoni këtë reformë dhe vijnë e votojnë pro.

Më të turpshmit janë ata që thanë se nuk do votojnë pro dhe votojnë pro. Me këtë reformë që kemi ne, do vijë dhe Lubia të votojë këtu. Këto do vijnë të votojnë si çeço. Zëra kundër dhe janë vota pro. Nëse Braçe voton kundër, do të thosha që bravo i qoftë, por nuk e besoj. Kjo tregon edhe degradimin e parlamentit. E kanë të mbyllur ata, edhe kolegët tallen me ata që thoshin se jam kundër.

Reforma është në vazhdimësi të shpopullimit të Shqipërisë. Me këtë reformë, njerëzit do largohen masivisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: