Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur procedurë hetuese ndaj ish policit në Shkup, i cili dyshohet se kanë cenuar sigurinë e ministrit të Punëve të Brendshme.

“I dyshuari nga telefoni i tij celular ka lajmëruar stacionin policor në Qendër me kërcënimin se do të vritet ministri i Brendshëm, dhe me pas menjëherë ka ndërprerë lidhjen. Pasi u identifikua dhe u gjet lokacioni, në shtëpinë e tij është kryer bastisje, ku u gjet një karabinë C3 me kalibër 8X57, pistoletë çeke Zbroevka 7,65 mm, pistoletë Smith dhe Wesson model 38/2, plumba të tjerë me kalibër të ndryshëm një palë pranga”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton Tetova Sot..

Nga Prokuroria shtojnë se personi në fjalë ka qenë i dënuar për tjetër vepër penale, ndërsa për shkak të rrezikut për arrati, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të njëjtin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb