Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrarri” në pronësi të babait të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit “Noizy”.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se masa e sigurisë personale “Detyrim paraqitje” u vendos për 17-vjeçarin nga Vlora, që dyshohet se e ndihmoi Kontin duke hedhur benzinë në pjesën e parme të automjetit luksoz.

Zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Siç dihet, makina në fjalë kap shifrën e 300 mijë eurove.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: