Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp nëse mendojnë se shqiptarët janë popull pulash.

Ai tha se do të shpallte ambasadorin italian non-grata që komentoi dhe doli kundër dekretit të presidentit. Ai paralajmëroi se nëse kjo gjë do të ndodhë me ndonjë dekret të Begajt, ai do të jetë i pari që do të mbledhë njerëz para ambasadës.

“McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK”, tha Meta.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: