Në dosjen e prokurorisë, siguruar nga “BalkanWeb” për anëtarët e grupit kriminal Bajri, rezulton edhe një tjetër shtetase e cila ende nuk ka një masë sigurie me inicialet F.Gj. Në dosje thuhet se ajo punon në Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe nga përgjimet telefonike rezulton se ndërhynte për llogari të grupit kriminal Bajri për të bërë punësime fiktive në disa institucione të ndryshme.

Ajo- thuhet në dosje ka mbajtur kontakte me personin nën hetim Behar Bajri si edhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Për ketë shtetase ka disa traskripte telefonike në dosje, ku në një prej tyre ajo ka marrë përsipër të punësojë një infermiere në spitalin e Shkodrës dhe duke qenë se nuk e bën dot të mundur detyrohet të paguajë vetë një shumë parash.

661: Dragaasa
Neser nade tmarr e diftoj orën kur mu nis aj per kryt nipave nesër niset me ardh se i ka dal nji punët
725: Ate ditë ishit te sigurte x te enjten … po tani u zgjat … te betohem nesër do ma japësh nr dhe do flas vete me ate…
661: Nuk a tu rrejt kush draga se skam arsy pse porosine te une e ke per kryt nipave

Në këtë kontekst thotë prokuroria janë edhe bisedat e pranuara nga të dy palët në lidhje me borxhet mes tyre ku sipas Dragasës pagesa e fundit e këstit të shtetases F.GJ është bërë më datë 27 maj 2019.

Referuar rrethanave dhe datave të komunikimit, shtetasja F.Gj është ndodhur nën trysni pasi edhe personat që kisin marrë përsipër tashëm ishin në burg nda ajo ka ndarë shqetësimin me miken e saj të quajtur Xike.

661: Si ke nje xike? un tan natën skam fjet, jam keq shum se nji doktoresh qe kam hi me i kry nje pune e si ka rregullu kush gja se dojn lek ma shum a pendu e dan me ja kthy lekt mbrapsht e kërkon 1 milionshi, se sjena tu prit ma me u rregullu puna, tesh sot mthot mi jep, un skam ku i marr nbot se ata personat qja kam pas dhan kan ra mrend nhekura lene se a tu me ik truni

mama kërkon rrogën, mu mduhen edhe 25 mi lek borgj deri te enjten se kam me ja qu asaj tbiletes ka pak ka se aj si ka pru sdi nbot qa me ba e qa  tbaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: