Shtetasi turk, Selami Simsek, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për falsifikimit të vizave, kërkon lirin në Apel.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Elton Hyseni, depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për shuarje të masës së sigurisë. Sipas avokatit, Simsek e ka shlyer dënimin me afatet e paraburgimit, i cili ka qenë deri më datë 7 Mars.

Simsek u arrestua në gusht të vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit bashkë me mikun e tij, Harun Çelik, me dyshimet se tentuan të kalonin me vizë kandaze të fallsifikuar. Simsek është mbështetës i Lëvizjes “Gylen”, ndaj së cilës Presidenti Erdogan ka nisur një fushatë të egër përndjekjeje.

Sipas avokatit, nëse autoritetet shqiptare e dëbojnë në Turqi në mënyrë të kundraligjshme, do të bëjë kallëzim penal. Simsek ka kërkuar edhe azil në vendin tonë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb