TIRANE– Ministrat teknikë të emëruar ditën e djeshme në seancën e jashtëzakonshme plenare, u tha se nuk do të kishin kompetenca konkrete. Madje këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Rama.

Por me sa duket nuk është kështu. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha e ka nisur ditën e saj të parë të punës, fill pas betimit në Presidencë, me një vendim të rëndësishëm.

Këtë e tregojnë disa dokumente të publikuara në internet, ky ministrja Kërtusha ka anuluar urdhrin e paraardhëses së saj Olta Xhaçka, duke marrë kompetenca për prokurimet publike.

Sipas këtij vendimi që mban emrin e ministres së sapoemëruar urdhërohet prokurim për siguracionin e 4 makinave të Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Vlera e prokurorimit është e vogël, konkretisht 88,127 lekë dhe sigurisht që makinat e institucionit nuk mund të qarkullonin pa siguracion.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb