TIRANE- Po lëmë pas një javë të nxehtë, jo vetëm për shkak të temperaturave të stinës, por edhe për shkak të fushatës politike, e këtë e dëshmojnë mjaft mirë politikanët shqiptarë, të cilët janë bërë më popullorë e janë ulur gju më gju me popullin.

Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është konferenca e parë për shtyp e ministres teknike të PD-së, Xhuljeta Kërtusha.

Rubrika humoristike në emisionin “Kjo Javë” në News 24 e ka fokusuar këtë të fundit teksa e kanë kapur emocionit në daljen e parë publike në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Kërtusha këshillonte mediat e pranishme të bënin prova fillimisht pasi nuk dinte si të qëndronte dhe çfarë intonacioni të mbante.

Ajo është kapur teksa thotë: “Vetëm ta bëj njëherë, se nuk di as intonacionin sa ta mbaj”, apo “Vetëm më thoni ku të qëndroj dhe ku jam më…”.

alibeaj

Ndërsa Enkeleid Alibeaj, i pari në listën e PD-së për qarkun e Fierit është kapur me një gafë të vogël, të cilën e ka ndrequr në moment.

“Lulzim Basha ideatori i Rilindjes”, tha ai para simpatizantëve në Fier, ndërsa më pas shtoi: “Ideatori i Republikës së Re”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb