Laert Vasili teksa rrëfeu për karrierën e tij te Ola, foli edhe për rolet që ai ka luajtur me të madhen Margarita Xhepa.

Në studio u shfaq një fotografi që ishte realizuar në Spanjë, ku ata kishin xhiruar për rreth dy javë për një film spanjoll një ngjarje të veçantë të ’97. Aktori kujtoi se përvojën e parë me artisten e madhe e ka patur në filmin “Mirupafshim”, i cili u xhirua në ‘96 në Athinë dhe në “Festivalin Ndërkombëtar të

Filmit Mesdhetar në Selanik” në ‘97 u shpall filmi më i mirë, duke marrë çmimin e madh.

Laerti tregoi se juria krijoi edhe dy çmime të veçanta në atë festival, njërin prej të cilit ia dha Margarita Xhepës dhe një të ndjerit Kadri Roshi. Ai tha se

kur aktorja e madhe po zbriste për të marrë çmimin që juria krijoi enkas për dy artistët shqiptarë, Irene Papas që i ishte dhënë çmimi i karrierës, zbriti nga podiumi u përkul me respekt dhe i dhuroi një buqetë me lule Margarita Xhepës.

Laert Vasili me aktoren Margarita Xhepa ka luajtur edhe tek Elektra, te Trojanët dhe “Kush e solli Dorontinën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb