Në Botërorin e Katarit shumë modele morën vëmendjen në tribuna, por një tifoze argjentinase e ekzagjeroi, teksa gjatë triumfit të albiçelestëve u shfaq toples. Skena ngazëllimi që nuk kaluan pa u vënë re në televizion, teksa biondja në shoqërinë e një shoqeje hoqi bluzën dhe ekspozoi gjithçka, duke marrë vëmendjen në mbarë botën.
Efektivët e sigurisë, sapo kanë vënë re dy vajzat, i kanë shoqëruar dhe i kanë shoqëruar në dalje të stadiumit. Dy tifozet u mendua se do të burgoseshin, për shkak të rregullave të forta në Katar, por fatmirësisht ato janë të lira.

Nëpërmjet llogarive në Instagram, vajzat kanë treguar se ndodhen në Evropë tashmë si refugjate, duke shpjeguar se nuk ishte thjesht një episod i momentit dalja toples, pasi gjithçka ishte menduar më herët dhe në fund skenari i tyre është realizuar me sukses, edhe pse kanë rrezikuar jo pak.
Argjentina e tyre fitoi Kupën e Botës dhe ato morën vëmendjen e të gjithëve, një skenar i realizuar më së miri dhe tashmë gëzojnë edhe që janë të lira.
(BalkanWeb)