Dy aleatët kryesorë të qeverisjes, Ilir Meta dhe Edi Rama, ngritën një dolli mbrëmë në pritjen e organizuar për 25-vjetorin e Kuvendit pluralist. Ky ishte një moment për të treguar se koalicioni funksionon mirë. Ndërkohë gota e Ramës ishte e madhe dhe me ujë, kurse Ilir Meta në dorë mban një gotë me verë.

NMbrëmjen e djeshme, ceremonine e nderoi me pjesmarrje familja e deputetit Azem Hajdari, Pjeter Arbnori, deputetet e PD si Albana Vokshi e Majlinda Bregu, por munguan emra të spikatur të PD, si Berisha e Topalli, si dhe disa ministra të Ramës, Beqaj e Tahiri.
Në ceremoninë e mbrëmjes mungoi dhe ambasadori Donald Lu, por jo ai gjerman Hoffman, Vlahutin e deri ai kinez.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: