TIRANE- Një postim në anglisht i publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro në Twitter ka ngjallur reagime dhe debate të shumta për shkak të fjalorit të përdorur.

“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”-ka shkruar Mirela Kumbaro në Twitter.

Capture

Një nga personat që ka reaguar në lidhje me këtë çështje është edhe ish-ambasadori shqiptar në Londër, Mal Berisha.

“Një gjuhë e tillë e turpshme është e përshtatshme vetëm për një Ministër të Kulturës së Rilindjes dhe nuk ka lidhe fare as me librat, as me kulturën, as me një zonje të arsimuar siç pretendon të jetë”- shkruan ai.

Mal (1)
Mal (1)

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb