Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj është kthyer në hero për ekipin e tij Sivaspor në ndeshjen jashtë fushe kundër Kayserspor në Superligën Turke.

Bomberi kuqezi shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 90’, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij dhe pas 8 minutash shënoi dhe të dytin personal e të tretin për Sivasporin duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij dhe duke e afruar me 5 pikë diferencë me zonën europiane.

Tetë gola për Manajn në kampionat dhe 11 në të gjitha kompeticionet, duke i dërguar një “SMS” trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo për ndeshjet e marsit që ta grumbullojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb