Myrto Uzuni ishte një nga më të mirët me skuadrën e Granada, duke i siguruar asaj fitoren 2-0 ndaj Andorrës pasi ishte ai që tundi dy herë rrjetën.

Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme e futbollistit shqiptar i cili është kthyer në një rrezik për cilindo kundërshtar sidomos kur Granada luan në shtëpi. Statistikat e tij gjatë 65 minutave të sfidës ndaj Andorrës tregojnë se Uzunit nuk i nevojitet shumë kontakt me topin për të lenë shenjë, pasi gjatë kësaj periudhe kohe ka prekur vetëm 19 herë sferën.

Por gjatë këtyre prekjeve, katër ishin tentativa drejt portës dhe dy prej tyre përfunduan në rrjetë, sipas statistikave të “SOFASCORE”, e cila e ka vlerësuar me notën 8,4 bomberin shqiptar për këtë paraqitje të fundit të tij.

Whatsapp Image 2023 01 28 At 6.15.10 Pm
Whatsapp Image 2023 01 28 At 6.15.10 Pm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: