Diplomati Lisen Bashkurti deklaroi se kryeministri i vetëshpallur i Kosovës Albin Kurti në fjalimin e tij i shtriu dorën për bashkëpunim Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke nënkuptuar kështu se do të bashkëqeverisnin së bashku.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, Bashkurti tha se Vetëvendosja pritet të qeverisë me LDK-në, ndërsa shtoi se Kurti është i aftë të bëjë revolucion.

“Nuk ka parti në botë që programi i saj të jetë njësoj me atë të qeverisë. Mendoj se fakti që theksoi se “dora ime është e shtrirë për LDK”, kjo qeveri nuk do te jetë një partiake. LDK ka një program të njohur, ndaj fakti që i shtrin dorën, palët do të shkojnë drejt një bashkëqeverisje. Mendoj se Albini ka treguar se është i aftë të bëjë revolucion. Nga një lëvizje qytetare, e kaloi në lëvizje politike. ka ditur që të harmonizojë shumë aksionin qytetar me atë politik. Albini ka qenë lider konsistent”, tha diplomati.

Ndërkohë, Arben Çeku, ish –ambasador i Shqipërisë në Maqedoni tha se ‘përplasjet’ mes Kurtit dhe kryeministrit Edi Rama do të sheshohen, duke shuar se ata do të ndërtojnë marrëdhënie institucionale.

“Këto zgjedhje ishin një ‘Real story’, por a do të jenë një ‘real change’. Uroj që kryeministri i ri i Kosovës të zbresë me këmbë në tokë dhe të marrë në konsideratë problemet në vend dhe të kalojë marrëdhëniet personale me kryeministrin Rama. Ne thelb do të jenë marrëdhëniet institucionale ato që do të sheshojnë marrëdhëniet personale”, tha ai.

Arber Zajmi: Batoni tha para 2 javësh se nëse fiton VV do mbyll tv.

Balla: Batoni nuk është Ilir Meta. Këtu tek ne nuk e japin ata që janë zgjedhur, Batoni nuk është i zgjedhur.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb