TIRANE- Demokrati Tritan Shehu ka mbështetur vendimin për dorëheqje të Vangjel Dules nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në një status në rrjetin sociale “Facebook”, Shehu ka theksuar se ky vendim transmeton një shqetësim real për parlamentin, ndërsa aludoi për një shkëputje të Dules nga mazhoranca.

“E mirëkuptoj Z. Vangjel Dule në dorëheqjen e tij si N.Kryetar i Parlamentit. Motivi i këtij vendimi, një motiv politik që transmeton një shqetësim real e të madh për Kuvendin tonë. Me këtë xhest të argumentuar ai jo vetëm rivendos në plan të parë problemin, por siç duket edhe shkëputet nga kjo maxhorancë. Ka plotësisht të drejtë. Fatkeqësisht në Parlamentin tonë po funksionon më e gjerë se kurdoherë dinamika e “Calcio Mercato-s”.”, tha Shehu.

Tritan Shehu theksoi se kjo është një shkelje flagrante e ‘Betimit’ solemn. Nga ana tjetër, ai nuk ka kursyer as ironitë kudër klasës politike, duke e cilësuar parlamentin si një ‘Calcio Mercato’.

“Ose më sakte ajo e Deputeto Mercatos! Tjetërsimi 180 gradësh nga deputetet apo partickat i votës së elektoratit, një fenomen ky larg parimeve të një Parlamenti demokratik e të moralshëm. Shkelje flagrante e “Betimit” solemn. Një zhvillim ky, nga duhen nxjerrë konkluzione solide. Mos spekulohet: Këtu nuk kemi të bëjmë me çështje fetare, por me boshllëqe në konsistencën politike e morale.”, përfundon mesazhi i Shehut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: