Vazhdon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, sot më 13 tetor.

Pjesëmarrja është tepër e lartë, ndërsa thirrjet e tyre kanë qenë të forta përpara Ministrisë.

“Studentët kërkojnë revolucion”, “Bashkohuni studentë”, ishin thirrjet e tyre.

Me flamuj kombëtar, studentët bënë edhe thirrje edhe për dorëheqjen e kryeministrit të vendit Edi Rama.

Ata akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, se kanë zhytur vendin në varfëri, për shkak të korrupsionit të përhapur në qeverisje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb