TIRANË- Çështja “Tahiri” ka përfshirë në debat jo vetëm politikën por edhe opinionin publik, një pjesë e tyre zgjedhin rrjetet sociale për të shprehur mendimin. Kështu sot, kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në “Facebook”. Dikush i kërkon të dorëzojë trafikantët e shtetit duke shtuar se ky realitet po i zë frymën popullit, por kryeministri e këshillon të mos e mbajë gojën në kazan dhe të shohë provat e faktet. Po një komentuese tjetër i kërkon të arrestojë kriminelët, e Rama fajëson gjykatat që i nxjerrin të pafajshëm.

REPLIKAT
Komentues 1: Dorëzoi trafikantët e shtetit që janë më të rrezikshëm se trafikantët e terrenit, po qe se je vërtet i pa përlyer në këtë qelbësirllëk që po i zë frymën popullit.

Edi Rama: Mos e mbaj gojën në kazan se të merret fryma nga trafikantët e shtetit, po dil në ajër të pastër dhe pastaj lexo shifrat, faktet, provat nëse të intereson të kuptosh, mos lexo portalet e gazetat për këtë punë.

Komentues 2: Arrestoni kriminelët që vrasin e dalin nga burgu sepse kanë lekun shikoni prokurorinë e gjykatat në Durrës që janë të korruptuar hap sytë Edi Rama ca bohet në Durrës.

Edi Rama: Vana, nuk është problemi tek arrestimi por tek gjykatat që i nxjerrin të pafajshëm siç e thua edhe vetë apo nuk e kupton atë që thua?

komente Rama

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: