Dortmund kërkon titullin kampion këtë sezon në Bundesligë, teksa 5 javë nga fundit i kampionatit kryeson me +1 nga rivalët e Bayern Munchen. Trajneri i verdhezinjve, Eden Terzic ka dalë para mediave në prag të transfertës së Bochum, ku është shfaqur optimist për suksesin.

“Ne jemi Borussia Dortmund dhe çdo vit themi se duam të luajmë për të fituar tituj. E vetmja gjë qe nuk dua është të flas çdo herë për këtë. Nuk dua të flas për mundësinë per t’u bërë kampion  në Gjermani, dua të punoj për të, dua ta tregojmë. Nuk më intereson nëse dukem ofendues, modest apo diçka tjetër. Ne duam të kemi një kampion ndryshe nga 10 vitet e fundit, kemi 5 hapa për të hedhur, por tjetri është gjithmonë më i rëndësishmi” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: