TIRANË- Komisioni i Jashtëm është kthyer në një arenë debatesh ditën e sotme, ku opozitarët vijuan të shpalosin kauzën e tyre, atë për të cilën protestojnë çdo ditë: Largimin e Kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Teksa diskutohej Projektligji për ‘Shërbimin me Jashtë”, deputeti i PD-së Aldo Bumçi e ktheu vëmendjen tek çështja “Doshi”, duke kërkuar zbardhjen e saj.

Sipas tij, kjo çështje nuk ka për tu zbardhur derisa Meta të vijojë të jetë Kryetar i Kuvendit.

“Derisa Meta të jetë kryetar Kuvendi kjo çështje nuk zbardhet, prandaj duhet që ai të japë dorëheqjen. Ilir Meta duhet të hetohet, t’i hiqet mandati”,- tha ai.

Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade në lidhje me këtë çështje deklaroi se “Mbështet atë që po kërkon Prokuroria”.

Ndërsa duke u ndalur tek pr.ligji, Bumç tha se heqja e kuotës për emërimet e shkatërron këtë shërbim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb