Ka përfunduar seanca në Apelin e Posaçëm, ndaj Ergys Agasit. Ndërkohë, Gjykata e Apelit do të shprehet nesër, në orën 13:00, për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.
Gjithashtu Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë shpalljen e vendimit për ankimin ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” për Ulian Shpatarakun.
Vendimi pritet të shpallet të martën, në orën 13:10.
Ergys Agasi një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”, u arrestua pas tetë muajsh në arrati në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa ishte në ndjekje nga policia që nga Elbasani.
Në momentin e arrestimit, në automjet me Agasin, ndodhej, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda.
