Agron Tare, vëllai i ish-futbollistit të Kombëtares Igli Tare dha shpjegime në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me detajet konkrete për të cilat tare është marrë në pyetje.

Ndërkohë SPAK ka kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares, por deri në tani Igli Tare nuk i është përgjigjur fletëthirrjes. Belinda balluku po hetohet për abuzime me tenderat e rrugëve, si dhe pasuria e saj.

Ndaj ish-zv.kryeministres janë në fuqi dy masa; ndalim për të dalë jashtë vendit dhe pezullim nga ushtrimi i funksioneve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: