Gazetari Endri Xhafo i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për disa nga situatat më të nxehta politike në vend, si dosja Partizani dhe aksioni opozitar parlamentar.

Xhafo u ndal te dosja “Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, duke u shprehur se ka një drejtësi më regji, por regjisori nuk është kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se kryeministri nuk e kontrollon plotësisht SPAK-un, por disa segmente të tij.

“Ka një drejtësi me regji, por nuk regjisori nuk është Rama. Një pjesë e madhe  njerëzve mendojnë se SPAK po bëjnë punë të mirë dhe me këtë Rama kërkon të thotë se kjo është pjesë e reformës në drejtësi. Rama nuk kontrollon plotësisht SPAK-un, por disa segmente.”, u shpreh Xhafo.

Ndërsa në lidhje me aksionin opozitar parlamentar, Xhafa tha se opozitës nuk mund t’i mohohet e vetmja armë që ka në dorë, që është kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Opozita ka 8 kërkesa. Ka një lloj frustimi, kush mbështet PD-në duhet të kuptojë se ky është një aksion opozitar parlamentar më i mirë se djegia e mandateve. Aksionin opozitar e organizon grupi parlamentar, deputetët që njohin Berishën si kryetar. Ndërsa zotin Basha nuk e shoh të jetë pjesë e këtij aksioni opozitar.

Nuk mund t’i mohosh opozitës të vetmen armë që ka, që janë ngritja e komisioneve hetimore.”, tha ndër të tjera gazetari Endri Xhafo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb