TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u pyet sot për deklaratat e tij se ka përgjime për kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se janë të gjitha dosjet për të janë të vërteta dhe të pamontuara.

“Mendoj se për të ka vetëm dosje dhe janë të gjitha të vërteta, të pamontuara dhe do të kemi ditë të reja, por do t’ju lutesha të ktheheshit te rasti flagrant se çfarë ndodh në këtë shtet. Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një vend europian, anëtar të NATO-s.

Ajo kryeministrja e Finlandës pse doli në një parti me shoqet e saj u detyrua të kërkojë falje. Këtu vetëm me këto pamje duhet të ishin dhënë dy dorëheqje dhe të kishte nisur procedimi penal”, deklaroi Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb