TIRANË

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton pezullimin e testimeve për pajisjen me leje drejtimi si dhe një sërë masash të tjera, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

DPSHTRR bën të ditur se deri më datë 17 mars do të ndërpriten testimet e teorisë dhe praktikës për marrjen e lejedrejtimit, aplikimet për testimet për marrjen e lejedrejtimit, si dhe testimet apo kualifikimet pranë Drejtorisë së Kualifikimeve Profesionale.

Gjithashtu, DPSHTRR njofton se deri më datën 23 mars do të ndërpritet mësimi dhe klasat në autoshkolla, praktikat në rrugë, si dhe trajnimet pranë Kryqit të Kuq.

Whatsapp Image 2020 03 12 At 9.58.33 Am
Whatsapp Image 2020 03 12 At 9.58.33 Am

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor u është kërkuar qytetarëve që për shërbimet publike, të cilat sot ofrohen online të mund të aplikojnë përmes platformës, duke evituar në këtë mënyrë paraqitjen pranë sporteleve të kësaj drejtorie. Ndërkohë, nga ana e DPSHTRR është kryer edhe dezinfektimi i godinave të drejtorive rajonale,  një proces i domosdoshëm për ambiente sa më higjienike, si dhe një masë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb