Një kandidat për shofer në Britani e Madhe, dështoi për të 59 herë, megjithatë, ai u vlerësua për përkushtimin e tij.

Shoferi i mundshëm, detajet e të cilit nuk janë publikuar, shpenzoi 1,380 £ dhe rreth 60 orë për të kaluar në një qendër testimi në Redditch.

Në fakt, ai theu rekordin e tentativave të dështuara, duke mposhtur një tjetër kandidat për shofer britanik në Hull, i cili dështoi në test 57 herë. Sipas BBC, në një deklaratë ai theksoi se “përsëritja është çelësi i suksesit”.

Në Britani, shoferët e mundshëm duhet të kalojnë teorinë përpara se të kalojnë një test praktik të drejtimit.

Camilla Benitz, shefe ekzekutive e AA Driving School, e cila ka lançuar një aplikacion rishikimi për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për testin, tha: “Nuk ka dyshim se ky është një test i vështirë dhe angazhimi i këtyre studentëve për ta kaluar është mahnitës. Është mjaft e lehtë të nënvlerësosh testin e teorisë”, tha ai, duke theksuar rëndësinë e përsëritjes.

Shifrat nga Departamenti i Transportit i Britanisë tregojnë se shkalla e kalueshmërisë për testet teorike ka rënë nga 65% në vitin 2007-2008 në 44% në 2022-2023.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb