Situata e koronavirusit ka bërë që Komisioni i Venecias të shtyjë me dy muaj draft opinionet për dy kërkesa të ardhura nga Shqipëria, atë të ligjit Anti- Shpifje dhe të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të dyja të iniciuara nga mazhoranca.

Për emërimet në Gjykatën Kushtetuese më 6 mars Venecia dha një draft paraprak dhe pak ditë më parë kishte për të dorëzuar edhe atë përfundimtar por kjo nuk ndodhi.

Replika pati mes mazhorancës dhe Presidencës për arsyen e shtyrjes por tashmë ato janë shtyrë zyrtarisht për në qershor. Nga mazhoranca pati zëra se u shty pasi kishte disa tema të diskutueshme që mund të ndryshoheshin nga drafti paraprak por zëdhënësi i Presidentit e hodhi poshtë këtë arsye duke argumentuar se parlamenti holandez ka kërkuar që këto dy draft opinione të përfshihen tek 9 kushtet e bundestagut për hapjen e negociatave për Shqipërinë si dhe raporterët nuk kanë pranuar asnjë ndryshim nga drafti paraprak që citonte tekstualisht ”Presidenti ka vepruar në mënyrë të arsyetuar sipas Kushtetutës”.

Sa i përket emërimeve në Kushtetuese zanafilla është në fund të vitit të kaluar kur KED dërgoi dy lista për secilin institucion Presidencën dhe Kuvendin. Presidenca refuzoi të zgjedhë dy anëtarë njëherësh kurse Kuvendi i zgjodhi brenda një seance. Më pas Presidenti zgjodhi anëtaren tjetër e cila ishte Marsida Xhaferllari në një kohë kur mazhoranca pretendonte se Arta Vorpsi ishte e zgjedhur automatikisht pasi Presidenti refuzoi të zgjedhë anëtarin e dytë kur ju dërgua lista.

Si Kuvendi dhe Presidenti e dërguan për opinion në Venecia këtë çështje. Mazhoranca e përfshiu këtë çështje në komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Meta teksa më vonë një ditë para se delegacioni i Komisionit të Venecias të vinte në Tiranë dhe të konsultohej me palët, mazhoranca dhe Kuvendi kaluan një mekanizëm zhbllokues ku anëtarët për Gjykatnë Kushtetuese dhe atë të Lartë mund të betoheshin me shkrim nëse Presidenti do i refuzonte.

Teksa sa i përket Paketës Anti- Shpifje ajo pasoi me një kundërshtim të madhe nga opinioni mediatik dhe ishte vetë Kuvendi që e dërgoi në Venecia për opinion. Po ashtu edhe OSBE dërgoi rekomandimet e saj si dhe më pas do të ishte edhe Këshilli i Europës që e dërgoi.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb