SARANDA

Një grup të rinjsh nga Saranda,  u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës, në orën 20.00  në mjediset e jashtëme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë në shenjë solidariteti me  protestat e nisura në Shkodër e për të vijuar mandej në disa qytete në Shqipëri në mbështetje të 25 vjecarit të vrarë, Klodjan Rasha nga një efektiv policie. Nga gjykata  turma e të rinjve me një banderolë në dorë ku shkruhej “Drejtësi për Klodianin” në qendër të të cilës ishte edhe vetë fotoja e të riut të vrarë, u nis drejt Komisariatit të Policisë. Pas një minutë heshtje secili prej tyre ndezën nga një qiri dhe të shoqeruar edhe me nga një trëndafil të kuq i vendosën në mjediset e jashtëme të Komisariatit.

“Ky tubim sonte, këta qirinj të ndezuar’’-, u shpreh njeri prej të rinjve ‘’është një homazh dhe  në respekt të 25 vjeccarit u vra nga dora e një efektivi policie. Kërkojmë drejtësi dhe zbardhje sa më shpejt të ngjarjes.’’.

Thirrja përmes rrjeteve sociale i bëri bashkë të rinjtë në Sarandë. E ndërsa janë shprehur se kërkojnë drejtësi  për jetën e të riut 25 vjecar Klodian Rasha u shprehën se kjo mënyrë e mbrëmjes së sotme do të vijojë edhe në ditët në vijim edhe në Sarandë. Herë pas here të rinjtë thërrisnin edhe frazën “Rama ik”. Në fund të rinjtë banderolën e varën në një  nga bordurat ndarëse me hekura tek Komisariati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb