Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se situata politike në vend ka hyrë në një fazë të rëndë. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Balliu tha se drejtësia duhet të thërrasë Edi Ramën për të dhënë shpjegime.

Balliu e përshkroi situatën si një përballje mes ligjit dhe asaj që ai e cilësoi si “narko-shtet”. Sipas tij, kjo çështje nuk lidhet vetëm me aferën e AKSHI-t, por edhe me rreziqe të tjera që lidhen me sigurinë kombëtare.

Më tej, deputeti demokrat ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si infiltrimin e agjentëve të huaj, të cilët sipas tij mund të mos jenë dashamirës ndaj Shqipërisë.
Ai shtoi se, sipas tij, situata është më e gjerë dhe më serioze sesa vetëm çështja që lidhet me AKSHI-n. “Drejtësia duhet të thërrasë Edi Ramën. Edi Rama duhet të japë dorëheqje. Ne si shoqëri, mund të konfirmojmë bashkërisht se sot jemi në një luftë të hapur, dhe kemi përballje të ligjit me narko-shtein. Kjo çështje nuk lidhet vetëm me aferën e AKSHI-t, por infiltrimi i agjenturave të huaja, jo dashamirëse, mund të jetë rrezik, pasi pati një afrim të Ramës me Vuçiç. Situata është më e rëndë se kaq.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb