Deputeti i PD-së Klevis Balliu, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi përplasjen e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Balliu tha se përplasja është thjesht një përballje kartelesh. Ai shtoi se është tragji-komike, që banditët që janë për burg, na qeverisin. Si qeveritarë që janë për burg ose në burg dhe na qeverisin akoma përmendi kryeministrin Edi Rama, ish-zv kryeministren Belinda Balluku dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Për të, shqiptarët kanë tre mandate që nuk qeverisin, sepse për fatin e vendit vendosin bandat.
Klevis Balliu: Vetëm narko-shteti mund ta bëjë këtë gjë. Kjo përplasje tregoi se Rama e kontrollon SPAK-un, sepse kërcënoi me SPAK-un.
Në kushtet që Veliaj është, nuk ka interes të ketë përplasje, prandaj mendoj se thotë të vërtetën, pavarësisht se ju e dini mendimin e PD për të. Këto janë përplasje kartelesh. Këtu Rama duhet të jetë në burg, Balluku duhet të jetë në burg, Veliaj duhet të jetë në burg e ata ndërkohë vazhdojnë të qeverisin. Banditët që janë për burg po na qeverisin.
Jeta e Veliajt mendoj se është në rrezik, sepse burgjet i kontrollojnë bandat. Kanë tre mandate që shqiptarët nuk votojnë, sepse bandat vendosin fatin e vendit.
