Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se drejtësia e re është në dorën e njerëzve më të afërt të Edi Ramës dhe të ashtuquajturës “Rilindje”.

Strazimiri ka postuar fotografi e emrat e personave që kanë në dorë drejtësinë e re, që sipas tij, janë të gjithë me lidhje me pushtetin aktual.

  • foto galeri

Postimi i Gent Strazimirit:

“Pavarësia” e drejtësisë së “reformuar” me financimin bujar të taksapaguesve euro-atlantikë, varet vetëm nga:

  1. Vëllai i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Eglantina Metani!
  2. Motra e ministres së Edi Ramës, Belinda Balluku!
  3. Kunati i deputetes së Edi Ramës, ish-ministres Mimi Kodheli!

* asnjëri prej tyre nuk është “tropojan” !

Gjumë të ëmbël! Pafshi në ëndërr drejtësi euro-atlantike!!!!

P.S. taksapaguesit euro-atlantikë këtë nuk e dinë, kështu që mos i merrni inat!

KAQË!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb