Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Stërkaj, të cilit iu vendos ditën e ndjeshme eksploziv në portën e shtëpisë.

Kryetari  Anton Kosteri, deklaroi se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.

“Ngjarje kriminale dhe e rëndë. Në banesën e gjyqtarit u vendos eksploziv. Dhoma e Avokatisë Shkodër preh solidaritet dhe mbështetje për gjyqtarin dhe familjen e tij. Është cënim real i integritetit të shtetit dhe sigurisë në qytet. Tregon vështirësitë që has çdo zyrtar në vendin tonë, veçanërisht magjistratët në kryerjen e detyrës.

Kjo kërkon një kundërpërgjigje nga organet ligjzbatuese që i inkurajojmë të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Ne nënvizojmë se dhuna e presioni janë mjeti i gabuar për zgjidhjen ne problemeve. Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: