Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë një 40-vjeçar dhe një 52-vjeçar.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, këta shtetas rezultuan se drejtonin automjetet në gjendje të dehur, përkatësisht;
shtetasi R. B. me masën 0.84 mg/l,
shtetasi Sh. Sh. me masën 0.53 mg/l.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
