Bayern Munchen humbi jo pak nga cilësia e saj në këtë merkato, pasi pa t’i largohej një nga sulmuesit më të mirë. Robert Lewandowski zgjodhi Barcelonën, duke lënë kështu një boshllëk të madh në ofensivën bavareze. Drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic nuk sheh asgjë shqetësuese, pasi ka besim te organika.

“Manchester City dhe Liverpool kanë qenë të suksesshëm prej vitesh pa numrin 9. Ne mund të zëvendësojmë katër lojtarë të pothuajse të njëjtës cilësi për katër pozicione. Thashethemet për Kane? Për momentin janë vetëm thashetheme. Ne kemi aq shumë cilësi në sulm,  janë të rrallë në Evropë. Tani gjithccka i takon trajnerit dhe stafit për t’i shfrytëzuar mundësitë” – Tha ai.

Uy
Uy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: