Te Barcelona çdo ditë që kalon ka më shumë optimizëm në lidhje me mundësinë që Lionel Messit të udhëtojë për në Milano, në kuadër të ndeshjes së kthimit ndaj Interit në Champions League.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në faqen zyrtare në “facebook”, klubi katalanas njoftoi rikthimin e argjentinasit në stërvitje.

Megjithatë, e përditshmja spanjolle “AS” sot shkruan një artikull se ylli katalanas po bën të pamundurën dhe rikuperimi po avancon: “Nuk ka ndërprerje për Messin”. Pra, sot askush në klub nuk përjashton mundësinë që Messi të bëhet pjesë e skuadrës që do të udhëtojë për ndeshjen e së martës mbrëma, por prania e tij është praktikisht e garantuar që ai do të marrë pjesë në trajnimin në stadiumin “Giuseppe Meazza”, shkruan SP.

Këtë fundjavë, argjentinasi do të heqtë paftet metalike që mbajnë krahun e tij statik dhe të palëvizshëm për t’i zëvendësuar ato me një mbrojtje shumë më flaksibël dhe të rehatshëm që do ta lejojë atë të luajë nëse trajneri e sheh të nevojshme. Sot ai është kthyer në trajnimin 12 ditë pas pësimit të dëmtimit në ndeshjen kundër Sevilla, që u fitua nga Barcelona me rezultatin 4-2, ku Messi luajti vetëm 26 minuta.

Edhe Umtiti është bashkuar me grupin, pasi prej një muaji ka qëndruar jashtë fushave të blerta pas dëmtimit të gjurit. Megjithatë, nuk ka dyshim që prania e yllit katalanas në Milano, në formacion ose duke e filluar nga stoli është një goditje e rëndë për rivalët zikaltër. Gjithashtu, duhet thënë se ndeshja kundër Interit është jetike për Barcelonën, pasi sigurojnë kualifikimin direkt për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Dhe në aspektin individual, do të ishte shansi i fundit që Leo do të kërkonte për të fituar “Topin e Artë”, pasi votimi mbyllet më 9 nëntor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb