KOSOVA

FK Drita e Gjilanit është zyrtarisht kampione e Superligës së Kosovës duke siguruar matematikisht titullin kampion 3 pikë më shumë se rivalja e saj e përjetshme e qytetit, Gjilani.

Në fakt, ka qenë hapi fals i dy ndjekësve të saj Gjilanit dhe Ballkanit në barazimin e sotëm 2-2 që e ka shpallur matematikisht Dritën kampione.

Ndërkohë kjo është hera e tretë që Drita fiton titullin kampion në Kosovë dhe do të jetë tashmë edhe përfaqësuese e vendit në eleminatoret për Champions League.

Çfarëdo rezultati të marrë Drita në ndeshjen e fundit të mbetur të kampionatit, edhe nëse Gjilani e barazon me pikë ajo do të jetë kampione pasi ka mposhtur dy herë këtë vit ‘kushërinjtë’ e qytetit teksa këta të fundit vetëm një herë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb