Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë një aksioni të fundit, uniformat blu kanë sekuestruar lëndë narkotike dhe fara të dyshuara të bimës narkotike cannabis sativa, si dhe kanë vënë në pranga trafikantin 26-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi F. Gj. dispononte lëndë narkotike, organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb