Karabinierët italianë kanë bastisur shtëpinë e një banakiereje shqiptare.

Në apartamentin e saj, në zonën e Ponteghiaras, janë gjetur 50 gramë kokainë, peshore elektronike dhe 22.500 euro të dyshuara se janë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm.

Në prangat e karabinierëve ka rënë një 46-vjeçare shqiptare.

Ajo tashmë është arrestuar dhe pritet të dalë para autoriteteve të drejtësisë për të mësuar dënimin, shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: