Pas Elbasanit, Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.
Në pranga është vënë trafikanti 29-vjeçar F. B., i cili është kapur me doza të vogla marijuane gati për shitje.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike, e ndarë në doza gati për shitje. Finalizohet operacioni i koduar “Prita”, vihet në pranga një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Prita”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi F.B., 29 vjeç, banues në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin siguruar informacione në rrugë operative, se ai shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth 50 doza lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë;
• një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
(BalkanWeb)