Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me një sasi droge. Ata u arrestuan mbrëmë gjatë një kontrolli nga ana e policisë në Arezzo të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se policia pikasi një makinë të parkuar, brenda të cilit qëndronin dy persona, shtetasi me inicialet N.T., dhe A.K, i cili ishte ulur në vend të pasagjerit, banues të dy në Arrezzo.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në sediljen e pasagjerit, 60 gr drogë dhe një shumë parash prej 425 euro. Ndërkohë që në shtëpinë e shtetasit me inicialet N.T, nën dyshekun e krevatit iu gjetën 3 pako me hashash, që kishin një peshë prej 320 gr.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb