Dua Lipa u shfaq si rrallëherë me të dashurin e ri, Romain Gavras, në Londër të enjten.

Këngëtarja 28-vjeçare, prej disa muajsh është në lidhje me regjisorin francez, 42-vjeçar. Të enjten ata u panë duke dalë nga restoranti “Chiltern Firehouse”, së bashku me vëllain e saj të vogël, Gjini, 17 vjeç.

Këngëtarja e pop-it kishte veshur pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t’iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri. Partneri i saj greko-francez ecte pas saj, me kokën ulur dhe me kapelë, në përpjekje për të mos u fotografuar nga paparacët.

Ylli i muzikës dhe regjisori 42-vjeçar janë çift prej disa muajsh. Thashethemet se ata ishin bashkë nisën kur u panë pas një feste në muajin shkurt.

Megjithatë, ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre kur pozuan së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, në maj. Në verë Dua dhe Romain pushuan së bashku në destinacione të ndryshme, madje edhe për disa ditë edhe në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: