Dubai, sipas raportit të publikuar nga Family Vacation Guide, renditet si vendi i shtatë më i sigurt në botë përsa i përket destinacioneve familjare për turizëm.

Guida e udhëtimit mer në konsideratë një shumëllojshmëri faktorësh, si siguria, akomodimi familjar etj. për ta përfshirë këtë lokacion në dhjetëshen e destinacioneve më të sigurta për pushime familjare.

Sipas punës kerkimore të raportit, Dubai shënon një vlerësim 6.76/10.

Udhëtimet familjare: Sipas studimit siguria familjare ne Dubai mori vlerësimin 6.76/10. Në Prill të këtij viti, një sondazh i krijuar nga kompania e sigurimeve InsureMyTrip, shpalli Dubain si destinacionin e parë për pushime familjare. Sondazhi mori në shqyrtim cilësinë e hoteleve familjare, atraksionet dhe plazhet, sigurinë e përgjithshme por edhe fuqinë e rrymave të oqeanit, për ti dhënë Dubait një vlerësim 7.42 nga 10.
Aktivitetet Verore: Popullariteti i eventeve familjare vazhdon të rrisi profilin e Dubait si destinacioni kryesor për kulturë, shopping dhe argëtim. Të renditura më poshtë, ndodhen disa nga aktivitetet me ekzotike për tu kryer në verë:
Pjatat vendase më të parapëlqyera në Savour Dubai

Time Out Market mendon për ju duke kuruar pjatat më të mira lokale për të dashuruarit pas ushqimit. Time Out Market bën bashkë 21 shefat kulinar më të shquar të Dubait duke përfshirë BB Social Dining, Lana Lusa, Masti, Boon Coffee dhe Pitfire Pizza.

Festivali Dubai Summer Surprises

Dubai Summer Surprises i cili njihet si festivali me i madh i rajonit, shënjon edicionin e tij te 25-të, nga i cili pritet një rritje e konsiderueshme turistesh. Gje e cila fortëson imazhin e Dubait si një qëndër e turizmit veror. Ulje të nxehta dhe evente emocionuese përbëjnë vetëm fillimin e shumëpritur të blerjeve ektravagante verore. Festivali I këtij viti vjen tek ju I mbushur me oferta dhe marrëveshje të mrekullueshme nga tregtarët më të dashur të qytetit. Nisur nga 1 Korriku e deri më 4 Shtator, turistët s’duhet të humbasin vizitat në qendrat e tyre të preferuara tregtare me ofertat më të mira në qytet dhe një shumëllojshmëri aktivitetesh emocionuese, për tu shijuar nga e gjithë familja. Mos humbisni marrveshje ekskluzive blerjesh, surpriza të përditshme, kompeticione emocionuese dhe promocione bli-dhe-fito.

Siguria: Standardet e larta të sigurisë dhe transaksionet te forta ekonomike i bëjnë Emiratet e Bashkuara një destinacion global për biznes, evente dhe turizem.

Dubai konsiderohet si një nga destinacionet më të sigurta të botës. Turizmi në Dubai vazhdon të operoi nën mbikëqyrjen e vazhdueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të ruajtur rigorozisht standardet e larta të higjienës dhe sigurisë publike, në mënyrë të tillë që shëndeti dhe mirëqenia e rezidentëve dhe vizitorve të mos ndikohet.

Dubai është njohur gjithashtu për titullin “Safe Travels” nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC).

Dubai Indoor: Zgjedhja për të vizituar Dubain gjatë verës është një veprim i zgjuar pasi do të përfundonit duke kursyer shumë para! Këtu janë disa aktivitete argëtuese që mund të shijoni ndërsa jeni në Dubai:
Ndertesa Burj Khalifa dhe Akuariumi i Dubait

Nuk ka asgje më interesante sesa të jesh brenda një akuarimi të brendshëm të këtyre përmasave ose brenda ndërtesës më të lartë në botë. Ecja nëpërmjet tyneleve nënujore ndërsa kafshët detare ekzotike notojnë rreth jush.  Gjithashtu, vizitoni majën e kullës më të lartë dhe më ikonike të botës.

Muzeu Madame Tussaud’s në Dubai

Madame Tussaud’s në Dubai është i pari që hap dyert në Lindjen e Mesme. Këtë verë, sëbashku me të dashurit tuaj, bëhuni  pjesë e kësaj trashëgimie 187-vjeçare dhe të dëshmoni veprat e mrekullueshme të artit dhe dyllit.

Opera e Dubait

Opera e Dubait, e cila i ngjason një varke tradicionale Dhow, është bërë një pikë referimi e famshme në Dubai. Shtëpia e artit është qendra e parë me shumë formate e ndërtuar me qëllimin e prodhimit dhe vënien në skenë të muzikës, shfaqjeve kërcimore, komedisë stand-up dhe artit nga e gjithë bota. Bëni një tur në prapaskenë për të parë se çfarë ndodh në botën e fshehur të teatrit dhe operës

The Smash Room

Po ju irriton vapa? Dëshironi të ndihmoni të afërmit tuaj për të shprehur frustrimin? E para në llojin e vet, Smash Room është vendi I duhur për të shprehur zemërimin. Ruani një biletë me Go Kite Tours dhe bëhuni gati të thyeni diçka pranë teje. Me lirinë për te bërtitur dhe ulëritur mund të thyeni çdo objekt që dëshironi, vetëm ose me miqtë tuaj.

Muzeu i Së Ardhmes (MOTF)

Emri i thotë të gjitha! Muzeu i së ardhmes ka mahnitur vizitorët me prezantimet e e jashtëzakonshme.

Muzeu i së ardhmes njihet si muzeu me interaktiv i të gjithë kohërave. Entuziastët e teknologjisë mund të planifikojnë një vizitë dhe të marin pjesë në ëorkshop-s ose konferenca të ndryshme.

Aktivitete Miqësore Për Fëmijët
Dubai Safari Park

Dubai Safari Park është shtëpia e rreth 3,000 kafshëve, 78 lloje gjitarësh, 50 lloje zvarranikësh, 111 lloje zogjsh plus amfibë dhe jovertebrorë. Parku u rihap për sezonin 2021-2022 më 27 shtator të vitit të kaluar.

Për herë të parë, parku ofroi një përvojë në “prapaskenë”. Kjo i lejoi vizitorët të afroheshin me kafshët, të mësonin rreth habitatit të tyre dhe mënyrave të kujdesit për to – të gjitha nën drejtimin vigjilent të kujdestarëve përkatës.Si kafshë të reja, u përfshinin majmunin-ketri, majmunin Mona, ujkun arab dhe gibonin verior me faqe të bardha.

Nëse jeni në Dubai gjatë verës, atëherë shijoni një vlerë të jashtëzakonshme këtë vit! Udhëtarët e Dubait mund të zbulojnë mbi 70 oferta “Qëndroni më shumë, paguani më pak” nga hotelet dhe resortet më të mira të Dubait, duke filluar nga pronat me tre yje dhe të përballueshme deri te eksperienca e resortit luksoz me pesë yje.

Link: https://www.visitdubai.com/deals-and-offers?category=Hotel+deals

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb