Vazhdon lufta në distancë mes Bayern Munchen dhe Lewandowskit. Sulmuesi polak ka deklaruar se dëshiron të ndërrojë mjedis, por nuk ka gjetur mirëkuptimin e bavarezëve, të cilët bëjnë presion me kontratën që skadon në vitin 2023. Së fundmi ka folur CEO i Bayern Munchen, Olivier Kahn.

“Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne e presim që të bashkohet në stërvitjen parasezonale. Situata rreth tij nuk ka ndryshuar, ka edhe një vit kontratë me Bayern dhe ne do të jemi shumë të lumtur kur të bashkohet sërish me ne” – tha Kahn.

 

Ju
Ju

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: