Artur Meçollari i është bashkuar protestës së sotme në Tiranë. Ai ka renditur një sërë kritikash ndaj kryeministrit Edi Rama.
Duke iu bashkuar sheshit para Kryeministrit, së bashku me protestuesit kërkon dorëheqjen e Ramës.
“Edi Rama ka shkatërruar të gjithë Shqipërinë. Aeroporti i Kukësit, asnjë avion nuk ulet e ngrihet. Koncensionari çdo muaj merr paratë nga shteti shqiptar.
Porto Romano, pa studim fizibiliteti. Porti Durrësit krim shtetëror. Në Palasë, Dhërmi e keni parë ç’ka ndodhur, është tjetërsuar mjedisi. Rama jo vetëm që vjedh pasurinë publike është kërcënim për sigurinë kombëtare”.
