Analisti Genc Burimi, në rubrikën “Opinion” në News 24, është shprehur se Genti Gazheli duhet të japë llogari në lidhje me të gjitha akuzat që i janë bërë mbi doganat dhe jo të ngrejë tymnajë e të akuzojë mediat të cilat nxorën në pah skandalin.

Ai u shpreh se kryeministri Rama në vend që të pezullojë përkohësisht nga detyra drejton e doganave derisa të sqarohet gjithçka, bën postime kundër medias që denoncoi gjithçka.

“Në një shtet të drejtë i kërkohet llogari kujtdo që paguhet me taksat tona.

Sot ky zyrtar i lartë i emëruar nga Kryeministri Rama, paguhen me taksat tona dhe do të japin llogari deri në qindarkën e fundit, se si përdoren paratë e shqiptarëve djhe postet që i kanë nga shqiptarët. Në këtë kuadër, në vend të përgjigjen ndaj akuzave të mediave, Një që bie mbi doganat që është se sot doganat në Shqipëri kanë hyrë në një proces allishverishesh për zhdoganim të makinave superluksoze, një makinë që vlen 50-60 mijë euro, trajtohet si një makinë me dëm të vogël dhe çkuotohet, zbret tarifa e doganës.

Kjo e shumëfishuar me shumë makina, imagjinoni dëmit financiar në buxhetin e shtetit në një moment kur Rama qahet për Covidin e tërmetin. Pra është një akuzë e vyer, e shëndoshë dhe i takon doganave të justifikohen.

Akuza e dytë ka lidhje me 3-4 anëtarë të doganëve të cilët qënkan nën akuzë në shtetin fqinj të dyshuar se kanë manipuluar kanë ndërhyrë në maunë të pa zhdoganuara. Nuk ka një vendim në Greqi, por ka një hetim dhe mediat e zbulojnë, kjo do të thotë që duhet të reagojnë doganat.

Kur Ilir Meta asaj kohë zv kryeminstër u akuzua rëndë me një video të të ndjerit Dritan Prifti për korrupsion, Ilir Meta u tërhoq nga detyra për të lënë drejtësinë të veprojë. Edhe në këtë rast nëse ka një akuzë ndaj doganierëve duhet reagim.

Akuza e tretë është ajo për nepotizëm, në doganat shqiptare në kundërshtim me ligjin gjenden persona të emëruar nga e njëjta familje, klan e fus, pak rëndësi ka, nuk është rpsktuar ligji. Gazheli justifikohet se ishin para meje. Ç’rëndësi ka kjo. Në vend të merret me akuzat të marrë një avokat shteti e të bëjë gjyq ndaj mediave, ky zotëri hap komplet një dosje tjetër që është një dosje për mendimin tim sekrete të evazionit fiskal me të cilën akuzon grupin e medias që e ka nxjerrë këto gjëra. Kjo është e papranueshme.

Dhe Rama që është stërmbullari, në vend t’i bjerë bilbilit dhe ta heqë nga detyra për sa kohë akuzat të ezaurohet, bën postime kundër mendias që ka bërë këto akuza. Kë shantazhon media? Shantazhim është të kërkosh para. Ka ndonjë provë doganieri apo Rama se janë kërkuar para?

Flasim për parimet. Nuk akuzoj askënd, por reagimi i atyre që ne i paguajmë me taksa është tejet difektoz.

Duke bërë biografinë e Gazhelit, shoh se ai është një ushtarë i mirë i partisë në fuqi, një pleksje të funksioneve të partisë me shtetin ose siç quhet në demokraci e republikë bananesh, Gazheli ka qenë për 6- 7 vjet kontrollori i financave të PS. pas fitimit të zgjedhjeve në 2013 u bë drejtor të Inspektoriatit kundër pastrimit të parave, u bë ambasador pa asnjë eksperiencë, e bëjmë drejtor të Albpetrol, drejtor doganash.

Pra sot i detyrohet gjithçka Ramës, sepse nuk justifikon dot postet e larta, dhe minimumi për postet e larta e me paga të majme, bën një tymnajë dhe thotë që jo nuk ka asgjë është thjeshtë një media që hakmerret sepse ka bërë evazion fiskal. Ai duhet të japë përgjigje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb