Në emisionin “Open” në News24 po trajtohet protesta e organizuar ditën e sotme nga Partia e Lirisë.

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka debatuar me analistin Julian Zyla mbi Inceneratorin e Tiranës.

Balliu: Të bën të qeshësh e qash, atje nuk ekziston asgjë. janë dhjetë pemë me fondet që i janë vjedhur BE, alokohen për bujqësinë. I janë dhënënjë njeriu që është sërish i përfshirë me inceneratorët. ndërkohë paguhen 80 mijë euro në ditë. Është një krimet më monstruoze që kam parë. piopulli më i varfër në Europë paguan 80 mijë euro në ditë për një gjë që nuk ekziston. Dhe Rama del e thotë jam krenar për inceneratorët. Është krenar sepse ka kapur drejtësinë, gjen një Alqi Bllako aty edhe…

Pse vijojmë të paguajm? A janë në burg? Nëse ka korrupsion ndalon korrupsioni. Ti arrestove edhe korrupsioni vijon.

Zyla: Për çfarë paguajmë? Pse më shmangesh. Ku i ke mbetjet?

Dolën tre kompanitë në emër të një personi që ka ndërruar jetë, apo në emër të dikujt që ishte në azil?

A dolën kompanitë që kanë kaluar miliona euro sepse ato në azil nuk i morën. Ku janë paratë?Para Se të vish në emision informohu.

Zyla: Mos bërtit kot

Gugallia e Zoto në kërkim, Bllako dhe ish ministri janë në burg. Ku janë paratë? Kush i mori?

Zyla: Cilat para kompania nuk ekziston.

Balliu: Duhet të jesh i sëmurë psiqik apo hajdut i nivelit të lartë që të mbrosh këtë aferë. Ti marrësh 80 mijë euro në ditë një populli që nga varfëria po ndahet nëna nga djali.

Zyla: Unë po iki atëherë
Balliu: Unë nuk të lej të gënjesh…

Zyla: Nëse gënjej më ndërprit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb