Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, i ftuar në emisionin “FrontLine” të gazetares Marsela Karapanço, tregoi kriteret që duhet të ketë një President i ri. Sipas tij, Kreu i ri i Shtetit duhet të jetë një person mbi palët dhe përmendi këtu shembullin e Moisiut.

Ai tha gjithashtu se duhet të ndryshojë modaliteti i përzgjedhjes, ku thotë se nuk duhet të zgjidhet me votë nga populli.

Keni ndonjë emër?

Braho: Për ça ta them që ta djegin? Modeli i Presidentit shumë të mirë. I një shtetari të vërtetë. Ishte Presidenti Moisiu një model. Kjo ishte përshtypja e mbarë popullit. Presidentët në Shqipëri përjashto Moisiun, nga Sali Berisha te Mejdani e Topi e Bujar Nishani, Meta, i ka zgjedh politika. Edhe këtë herë s’do të ketë ndryshim. Unë jam kundër. Mënyra se si zgjidhet Presidenti ishte dhe është e përcaktuar në Kushtetutë. Parametrat e dispozitave Kushtetuese të jepnin mundësinë që të afrohej procesi. Tani me 71 vota bëhesh president. Në 2008 është bërë një masakër mbi Kushtetutën. Duhet të ndryshojë Kushtetuta, Presidenti duhet të zgjidhet nga Populli. Këta bëjnë këto lodrat, jo 2 ti, 4 unë. Të mos ketë kështu, ashtu. Kam parë disa emra që kanë nxjerrë. Disa emra janë shumë të mirë, sidomos krahu i majtë, kur dominon një grua e respektuar.

Rikthimi i Metës më 25 korrik, si e shihni?

Braho: Pasi doli nga Presidenca duhet të bëjë ja 5 vite pushim. Nuk duhet të merret. I kanë vajtur keq aksionet. Nuk ka më aksione politike Meta. Ka disa që i fshijnë xhaketën, e kërkojnë dhe natyrisht ai e ka ambicie këtë punë. E ka të vështirë me ç’a të merret. Nuk ka profesion direkt. Mësuesin se bën dot. I ka plotësuar kërkesat financiare të jetës. Të lë Vasilin ta drejtojë partinë. Vendi ka nevojë për njerëz me ideale, që ta duan Shqipërinë. Të hymë në rrugën e zhvillimit normal sa më parë. Metën do e cilësoja si një President që i solli probleme si figurës së tij, por edhe vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: