Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë sot në konferencën “Konsolidimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor”, ku reforma në drejtësi ishte fokusi i fjalës së saj.

Ambasadorja Kim deklaroi se duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit dhe duhet të gjejmë një mënyrë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim : “Drejtësia nuk ka pasur punën e lehtë. Shpresojmë që drejtësia shqiptarë të arrijë rezultate të larta në mënyrë që ajo të sjellë drejtësi për shqiptarët. Jemi krenar që jemi partner me BE jo vetëm në mbështetje të Këshillit të Lartë Gjyqësore, reforma ën Drejtësi është e rëndësishme jo vetëm se përmbush një kërkesë për anëtarësim në BE, pro është kërkesa e popullit shqiptar. Katër vite më parë në Gjykatën e Lartë ishte një gjyqtar sot kemi një trupë gjyqtarësh, mungojnë vetëm tre dhe besoj se do të gjenden. Dy javë kanë mbetur nga 2022, po besoj brenda 3-mujorit të parë të 2023 Gj L do të ketë të gjitha anëtarët.

Ka kaluar mjaft kohë, duhet të ofrojmë drejtësi për njerëzit, duhet të gjejmë një mënyre. Populli shqiptar pret gjykata me gjyqtarë të paanshëm që të japin drejtësi, jo hakmarrje, por drejtësi. Që të dinë se kur të jenë në gjykatë do të jenë të barabartë pavarësisht rangut. Kjo ka qenë me rëndësi për ne si SHBA. Në mikëra çështje gjyqësore prej kohësh të mbetura në gjykatë janë shqyrtuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, ndaj ne duhet t’i japim drejtësi. Plotësoni gjykatën, duhet t’i jepni përparësi çështjeve emergjente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: