Për kryeministrin Edi Rama e vetmja mënyrë pqër largimin e kryeministrit Edi Rama janë protestat e fuqishme. Nga Korça ku po mban “Foltoren” e radhës, Berisha i ka konsideruar çmendurira etiketimet si anti-amerikane të takimeve të tij.

“Themeli i themeleve janë vlerat demokratike brenda demokracisë. Nëse ne nuk rikthejmë votën, nëse ne mendojmë se vendosim pa u pyetur ju absolutisht krijohet një strukturë moniste që shkon nga disfata në disfatë dhe fitore nuk shikon ndonjëherë. Duhet dhënë fund kësaj situate. Mjafton të heqim unin dhe të vendosim prioritet shërbimin ndaj vendit. Vendimet do të jenë kolegjale. Këtu nuk ekziston kryesia. Kryesia ka përgjegjësi dhe merr vendime dhe kontrollon kryetarin. Partia do të përgatitet për fraksione, ajo do të jetë shtëpia e lirisë. Nuk kemi frikë nga liria ne. Edi Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon ai vetë, as me opozitë pupël, ai ikën me protesta të fuqishme për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Prandaj ne duhet të ringrihemi. Ne përsëri po bëjmë një figurë jo të mirë sepse ne po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën. Ish-kryetari përjashton deputetin, shpall takime të tilla si anti-aemrikane. Çmendurira t’i quash është pak. Ish-kryetari nuk vjen dot tek ju sepse ka humbur lidhjen me ju. Çfarë duhet të bëjmë ne? Ne do të kemi një parti sovrane. Në pushtet ne nuk vijmë nëse nuk jemi forcë sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër ne ta harrojmë se vijmë në pushtet. Vijmë tek problemi konkret. Unë u deklarova non-grata kur kisha  8 vite që isha larguar nga çdo qeverisje, kur ndaj meje nuk ka asnjë fakt dhe 3 javë pas humbjes së zgjedhjeve. Edhe kryetarit i thashë mos u përzini në këtë çështje”-tha Berisha.

Ai u ka bërë thirrje demokratëve të Korçës të firmosin për thirrjen e Kuvendit duke u shprehur se pozicionin e tij në PD do ta përcaaktojë anëtarsia.

“Ne jemi të vendosur të ruajmë si drejtim më themelor drejtimin tonë perëndimor, miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të. Këtë çështje do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Ndaj ftoj çdo delegat të firmosë formularin për Kuvendin.  Mbledhja e tij është jetike për të shpëtuar Partinë Demokratike.  Përpjekja ime nuk është personale. Qëllimi madhor është kthimi i votës së lirë tek qytetarët. Ju do të pyesni ku e sheh veten? Unë pyeta veten pse ma bënë këtë? Çfarë kam bërë unë? Unë kisha denoncuar krimin, korrupsionin dhe isha kundër ndryshimit të kufijëve. Një thirrje e brendshme ishte që ti do të rikthehesh. Unë nuk kisha rol drejtues. Tano do të rikthehem i hapur për çdo funksion. Në mënyrë absolute do të mirëpres çdo rival dhe rivalët ne nuk i largojmë. Anëtarsia e PD-së do të përcaktojë pozicionin tim”- tha ai.

Pjesë e “Foltores” ishte edhe deputetja Sorina Koti e cila i ka kërkuar ish-kryeministrit Berisha një rrugëzgjidhje për të ringritur PD-në.

Deputetja Sorina Koti: Jam këtu si deputete e Korçës. Jemi përballur me regjimin e Ramës në protesta, me dhunën, terrorin. Ne kemi qenë të gjithë bashkë. Sot jemi në opozitë, në një debat të brendshëm. Po ju kërkoj ju si një nga njerëzit që e keni udhëhequr PD-në të gjejmë një rrugëzgjidhje, një forcë pozitive për të ringritur PD-në në forcën e saj.

Berisha: Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe kryetari nuk pati integritetin për të dhënë dorëheqjen që është gjëja më normale, por pas kësaj ndërmori vendime që në mënyrë absolute nuk duhet t’i ndërmerrte sepse statusi shkruan ndryshe.

Pra mund të mblidhej Këshilli Kombëtar, por meqenëse u krijua kjo klimë e paprecedent,  thamë të mbledhin Kuvendin, sepse Kuvendin kemi forumin më të lartë dhe të përcaktonim disa rregulla të domosdoshme.  Së pari të mos mundet kush të mendoje se mund të vendosë për forumin që nuk i takon. Unë e them haptas, i thoja shiko ki kujdes, çdo njeri që largohet na pakëson, sepse kryetari duhet të jetë shumë tolerant. A u bë gara me Agron Shehun, unë po e them që ai e meritonte të ishte në kryesi sepse e votuan.  Çdonjeri që kundërshtoi humbi vendin e tij, por përse duhet të ishte kështu, sepse në këtë mënyrë vetëm krasit veten. Statuti nuk e lejon këtë. Kështu nuk mund të ecim, ne do të bashkohemi dhe kurrë nuk mund të thotë se lejoj Kuvendin. Gjithashtu gjatë këtij takimi Berisha deklaroi se nuk ishte ai njeriu që e ka vendosur Lulzim Bashën në krye të PD-së, duke shtuar se ai vetëm e ka mbështetur atë në momentin e paraqitjes së kandidaturës. Dua të saktësoj, se unë e kam mbështetur me të gjitha Lulzim Bashën këto 8 vite, por dua të garantoj se nuk e kam sjellë unë atë. Unë dhashë dorëheqjen , kisha konceptin që njeriu për shumë gjatë nuk duhet të rrijë. Dhe asnjë tjetër përveç dy personave nuk paraqit për të kandiduar. E mbështeta ,po , plotësisht.

Në vitin 2017 i kam thënë të japë dorëheqjen sepse humbja ishte në mënyrë poshtëruese dhe mënyra se si u mashtrua nga Rama, të djathtit u larguan nga ne. Unë nuk kisha projekt , isha i betuar që nuk do të kthehesha. Por nëse unë dilja e të thoja publikisht të jepte dorëheqjen, atëherë unë duhet ta ndiqja këtë çështje. Por momenti që ne kaluam nga humbja në humbje dhe jemi pa perspektivë . Por problemi është se lideri është lider dhe e vërteta është që ai nuk u bë”, tha Berisha.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb