Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon sot në Tiranë një takim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën.
Mediat kosovare raportojnë se Kurti ka deklaruar se; ‘kishte një takim urgjent me Ramën’, por ende nuk dihen detaje.

Takimi në fjalë po zhvillohet në Vilën qeveritare 31.

Kryeministri Kurti u largua në mes të konferencës për media pas takimit me Këshillin Grevist, duke u thënë gazetarëve se i duhet të shkojë në një takim urgjent.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb